Një person dyshohet se derisa ishte arrestuar dhe u dërgua në stacionin policor në Podujevë, ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të shtunën dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Podujevë 11.07.2026, 17:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i arrestuar deri sa ishte në stacionin policor kishte sulmuar fizikisht dy viktimat m/k zyrtar policor.
Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.