Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

Kronikë

Ndalohet një person në Jarinjë, dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të marihuanës

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një person në Jarinjë të Leposaviqit, nën dyshimin për kalim ilegal të kufirit dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte hyrë në mënyrë të paligjshme nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policor, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Fsh. Jarinje, Leposaviq 15.07.2026, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat