Dy persona sulmojnë me thikë një shtetas të huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Kronikë

Dy persona sulmojnë me thikë një shtetas të huaj në Prishtinë, përfundon në QKUK

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është sulmuar me thikë nga dy persona të panjohur në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime në duar dhe ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e rrethanave janë në vazhdim. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat