Aksion në tri komuna, policia kontrollon 34 autoparkingje - has në parregullësi

Kronikë

Aksion në tri komuna, policia kontrollon 34 autoparkingje - has në parregullësi

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se së bashku me ATK-në, IQP dhe IQMT-në kanë bërë kontrollin e 34 autoparkingjeve në disa qytete ku janë identifikuar disa parregullësi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:00, në Mitrovicë.

Tutje bëhet e ditur se kontollet janë realizuar në Mitrovicë të jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.

“Mitrovicë Jug 22.07.2026-09:00. Njësia policor se bashku me ATK, IQP dhe IQMT kanë bërë kontrollin e 34 autoparkingjeve në disa qytete (Mitrovicë veri, Mitrovicë jug, Vushtrri dhe Skenderaj), ku janë gjetur dhe identifikuar disa parregullësi”, thuhet në raport. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat