​Bagëtitë i dëmtojnë arën e një qytetari në Leposaviq, policia arreston pronarin e tyre

Kronikë

​Bagëtitë i dëmtojnë arën e një qytetari në Leposaviq, policia arreston pronarin e tyre

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Një rast i rrallë i asgjësimit ose dëmtimit të pasurisë është raportuar të mërkurën në stacionin e policisë në Leposaviq.

Një burrë shkoi e u ankua këtu se i ishte dëmtuar ara.

Kjo, sipas tij, ndodhi rreth mesditës, të mërkurën, kur bagëtia e një personi tjetër kishin hyrë në atë arë.

Pronari i këtyre bagëtive u arrestua nga policia, pas këtij “incidenti”.

Megjithatë, ai nuk u ndal në mbajtje por u lirua në procedurë të rregullt.

Rasti ndaj tij u iniciua si “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat