Tre persona arrestohen në Fushë Kosovë, dy serbë e një shqiptar, për bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeç

Kronikë

Tre persona arrestohen në Fushë Kosovë, dy serbë e një shqiptar, për bashkësi jashtëmartesore me person nën 16 vjeç

Nga: Bota sot Më: 27 korrik 2026 Në ora: 10:54
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për veprën penale "Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç".

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 korrik 2026, rreth orës 00:31.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar dy meshkuj serbë, shtetas të Serbisë, si dhe një mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇ Fushë Kosovë 26.07.2026-00:31. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj serbë shtetas të Serbisë dhe një mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat