Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Gjuajti me armë në një aheng familjar në Shtime, arrestohet i dyshuari

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 12:19
Fotoilustrim

Është arrestuar një person në Shtime, pasi i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me pistoletë në një aheng familjar.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe i njëjti pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi policia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat