Shtatë persona të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Kronikë

Shtatë persona të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Më: 2 gusht 2026 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Sipas tij, në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente, në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Me aksidente po merren njësitet e autostradës”, tha Krasniqi.

IndeksOnline më herët ka raportuar për aksidentin në fjalë, duke publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Aty është parë edhe ambulanca e cila është marrë me personat e lënduara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat