Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, drejtone automjetn me 220 km/h

Kronikë

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, drejtone automjetn me 220 km/h

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 14:12
Fotoilustrim

Një shtetas i Kosovës është ndaluar në Maqedoni pasi policia përcaktoi se ai po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 220 kilometrash në orë në autostradën A1, ku shpejtësia e lejuar është 120 kilometra në orë.

"Shoferi, Sh.Z., 36 vjeç, u ndalua sot në orën 08:41 në parkingun pranë Miletkovës nga oficerët e policisë së SPB së Strumicës dhe DPB e Gjevgjelisë.

Ai po drejtonte një automjetin pasagjerësh me targa të Kosovës dhe tejkaloi shpejtësinë e lejuar me 100 kilometra në orë.

Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm", thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat