Kopertina më e shtrenjtë në botë

Kultura

Kopertina më e shtrenjtë në botë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një kopertinë e artistit belg Hergé, që në qendër ka reporterin Tintin (që iu dhurua një fëmije dhe u mbajt në një sirtar për dekada me radhë) ka vendosur një rekord të ri botëror. Ajo është vepra e artit më e shtrenjtë në radhën e stripave, duke u shitur në ankand për 3.2 milion euro.

“Le Lotus Bleu” u krijua në vitin 1936 nga karikaturisti belg, emri i plotë i të cilit ishte Georges Remi. Ajo ishte menduar për kopertinën e vëllimit të pestë të personazhit Tintin, i cili udhëton në Kinë gjatë pushtimit japonez të vitit 1931, për të hetuar dhe ekspozuar – së bashku me qenin e tij Milou – rrjetet spiune japoneze, rrjetet e kontrabandës së drogës dhe krime të tjera.

Hergé tha se piktura ishte shumë e shtrenjtë për tu prodhuar në masë, sepse përmbante shumë ngjyra, kështu që e pikturoi një version tjetër me një drago të zi dhe një sfond të kuq bosh që u bë kopertina. Më pas ia dha veprën e parë artistike Jean-Paul Castermanit, djalit shtatëvjeçar të redaktorit të tij, Louis Casterman. Kopertina qëndroi në një në sirtar deri në vitin 1981, kur Jean-Paul i kërkoi autorit ta nënshkruante atë.

Rekordi i mëparshëm, për një strip ishte vendosur më 2014 kur një tifoz amerikan bleu vizatimet origjinale të fletëve me ngjyrë të përdorura në të gjitha aventurat Tintin të shtypura midis 1937 dhe 1958 për 2.65 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat