Cikël poezish tetori

Kultura

Cikël poezish tetori

Nga: Enver Sahiti Më: 5 tetor 2021 Në ora: 18:24
Enver Sahiti

Si valë deti

Më vijnë fjalë si valë deti,

për një brengë e për një hall.

Se për ty Dardani e vjetër,

po të ndjej në zemër dhe kam një mall.

Në ç'do anë të botës, andej nga jemi.

Nuk na zihet vendi vend.

Mendja përherë na vjen te ti,

nuk të ndërrojmë me askënd.

O moj Dardani, vendlindja ime,

sa herë pate ti vështirësi.

Asnjëherë nuk të lamë të vuash,

vrapuam, erdhëm dhe u strukëm te ti.

Erdhëm nga katër anët e botës,

kur ti qaje e rënkoje.

Se një plagë ta kish marrë trupin,

nga plaga trupin do ta çliroje.

Të erdhën shqipet nga perëndimi,

të përqafuan me shumë mall.

Të përkëdhelën dhe të shtrënguan,

që ti kurrë mos të kesh hall.

Ëndrra ime e pafund

==========================

Në agun plot ngjyra,

u trete nga rrezja e diellit.

Rreze e zverdhur e mëngjesit,

dritë e yllit polar.

Dridhen duart,

zemra më vlon

dhe inspirohem me vargjet

që t’i kushtova ty,

ëndrra ime e pafund.

Te portë e vjetër, gjej kujtimet

=====================================

Te portë e vjetër, rri menduar,

valë kujtimesh më sjell në kokë.

Veç kjo portë qëndron stoike,

për të kujtuar historinë tonë.

Kishte shumë porta të tilla,

në një kohë e një zaman.

Simbol burrërie e mikpritjeje,

që sot vështirë diku ta gjesh.

Ishin kullat me mure guri,

aty ku thurreshin në këngë lavdi.

Rrinin burra të asaj kohe,

që e bënin historinë.

Në kulla dëgjohej për shumë trima,

që burrat e fisit iu jepnin hakun.

Siç na ishte Idriz Seferi,

kryetrimi nga Karadaku.

Eh, Karadak, një kështjellë burrërie.

Brez pas brezi ke dhënë trima.

Shumë gjakun ti e derdhe,

si Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Luftë pas lufte nuk u ndale kurrë,

dhe përherë e ngrite zërin.

Shkule gurin mes Shqipërie,

me trim mbi trima Agim Ramadanin.

Është koha t’i këndojmë lavdi,

Karadakut legjendar.

Rrinë pararoje në mes të Gjilanit,

shumë trima në lapidar.

Më, 25 janar 2020

Është koha t’i këndojmë lavdi,

Karadakut legjendar.

Rrinë pararoje në mes të Gjilanit,

shumë trima në lapidar.

Më, 25 janar 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat