Testament i mësuesit shqiptar

Kultura

Testament i mësuesit shqiptar

Nga: Ismail Gashi Më: 5 tetor 2022 Në ora: 11:54
Ismail Gashi

Para tytave vrastare

Para barbarisë mesjetare

Me fytyrë e gjymtyrë

Me qenje

E me shpirt

Por,

Edhe me gojë

E tha!

Unë jam

Mësuesi Halit...!

-Vazhdoi testamnetin

Ju e vrisni

Mësuesin Halit!

Ama...!

Nuk vrisni

Mësuesin  shqiptarë.

Pas meje

Këtë rrugë

Ecin

Mija mësues

Misionarë.

Dhjetra mija

Nxënës e studentë

Shqiptarë !

Këtu ju them…!

Kurrë nuk vritet

Mësuesi shqiptar!

Kurrë nuk ndalet

Shkolla shqipe!

Me shekuj

Jeton e do jetojë.

Këtu ishim

Këtu jemi

E do të jemi

Sa të ketë jetë

Në këtë planet

Të të gjallëve

Do të ketë

Nxënës e shkollë

Gjuhë e libra Shqipe

Do të ketë mësues

Misionar shqiptarë

Ushtarë çlirimtar

Do të ketë popull

Shtet e komb

 Shqiptar...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat