Srebrenica, vendi i gjenocidit serb

Kultura

Srebrenica, vendi i gjenocidit serb

Nga: Adem Bytyqi Më: 28 maj 2024 Në ora: 09:56
Adem Bytyqi

Nënat boshnjake

Derdhni lotë si riga shiu

Pêr t'i kujtuar bijtë e tyre 

Viktima t' gjenocidit 

T'regjimit mizor 

T'shtetit serb..

Më n'fund bota demokratike 

U kthjellë 

Pas kaq vitesh heshtje

Arriti për ta dënuar 

Gjenocidin e shtetit serb

Ndaj një populli duarë thatë

Dhe paqedashës 

Siç ishte populli boshnjak

Bijtë e t'cilit i ekzektuan barbarisht

Ushtarakët gjakatar t'shtetit gjakëpirës serb.

Tani, n'radhë është Kosova

Për ta dënuar bashkësia ndërkombëtare

Gjenocidin e shtetit serb

Që n'mënyrën më mizore

Ekzekutoi mbi 15 mijë shqiptarë

Fëmijë, gra e pleqë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat