Asociacioni dhimbje për vendin

Kultura

Asociacioni dhimbje për vendin

Nga: Milazim Zeqiraj Më: 13 gusht 2024 Në ora: 09:05
Foto nga vendngjarja

Kjo fjalë më dhimbje, 

e pa kuptim për vendin. 

Dikushi po e luan lojën e djallit,

që rruga jonë të errsohet

e kullat tona të vajtojnë prap.

Kosova ka porosi 

„Të pa njeriut mos ja jep hunin se ta hin.“

Asociacioni fjalë e re

e ardhur për ne si „re e zezë“ nga qielli.

Jemi në hall nga kjo fjalë 

së është e pa njohur 

më dhimbje për ne.

Pse Kosova e lirë të pavarur e demokratike

për të hyr në vallën e madhe 

të krijojnë dhimbje 

në fillim të dashurisë.

Kjo barrë e rëndë na ka përtokë,

ne nuk dim nga kush,

e kah na ka pikë.

Në luftuam për liri e demokraci,

kurse ndihma e juaj nga qielli ishte hyjnore, 

përjetë se harrojmë.

Liria e Pavarësia e jonë stabilizoj rajonin,

për këtë jeni bindur

e ne ju faliminderojmë.

Jemi në të drejtën tonë

Shtetin e kemi më ligje demokratike.

Të gjithë jemi të lirë 

në shtëtin e Kosovës, të lirë më jetu.

Ne nuk po ju kuptojmë

Na propozoni Asociacion pa dëshirën tonë

Ju lutem mos na dëtyroni ta pranojmë.

Asociacioni nuk është zgjidhjë,

As fqinji i jonë veriorë se don,

Ai e don Kosovën pa shqiptarë.

Në këtë hallakamë,

ne më këtë qasje 

jemi vënë në situatë të vështirë.

11/2023 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat