Seminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore

Kultura

Seminar ndërkombëtar për dialogun kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 00:17
Seminari Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë: “Dialogu kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore”.

Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tetovës u zhvilluan punimet e edicionit të 19-të të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, me temë: “Dialogu kulturor mes letërsisë shqipe dhe asaj botërore”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Marenglen Verli. Në kuadër të këtij seminari u hap edhe Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, duke sjellë botimet më të fundit nga fusha e studimeve shkencore dhe universitare.

Akad. Marenglen Verli paraqiti studimin shkencor me temë: “Trajtimi në dokumentacionin diplomatik të Austro-Hungarisë i disa momenteve kulmore të historisë sonë kombëtare (1878-1891, 1912-1914)”.

Institutet e ASHSH-së, u përfaqësuan nga dr. Eduart Cakra (Instituti i Historisë), i cili paraqiti studimin me temë “Faktori historik te letërsia shqiptare e periudhës së Rilindjes Kombëtare: rasti i Thimi Mitkos” dhe dr. Rovena Vata Mikeli (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë), e cila paraqiti kumtesën “Figura e gruas në krijimtarinë poetike të Dritëro Agollit”.Seminari i vijoi punimet me sesione shkencore, tryeza të rrumbullakëta dhe prezantime studimore, duke krijuar hapësira për dialog e bashkëpunim mes studiuesve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat