Thërret Çakorri o Gjeneral!

Kultura

Thërret Çakorri o Gjeneral!

Nga: Adem Bytyqi Më: 19 prill 2026 Në ora: 15:43
Adem Bytyqi

Qysh më latë andej kufirit,
gjithmonë kam qenë
në territor të Kosovës,
asnjëherë i Malit të Zi,
për këtë vend
shumë shqiptarë kanë rënë dëshmorë,
tani, pas kaq shumë vitesh,
pa e shkrepur asnjë predhë
ia dhuruat Malit të Zi.

Para se ta ngrinit gishtin në Parlament
për t’ia dhuruar Malit të Zi Çakorrin dhe 8200 hektarë tokë të Kosovës,
e pate thënë: “S’guxon kush
për t’i dhënë askujt tokë të Kosovës.”

Por kur ta premtuan karrigen e kryeministrit,
sa çel e mbyll sytë ndryshove qëndrim,
e ngrite gishtin në Parlament
dhe i the po Malit të Zi Çakorrin dhe 8.200 hektarë tokë territor të Kosovës.

Kjo që u tha më lart
nuk është as shpifje as gënjeshtër,
është një e vërtetë
që figuron në hartën gjeografike bashkëkohore
të Kosovës, ku vija kufitare me Malin e Zi
e ka dëmtuar tërësinë tokësore të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat