Dhuna në stacionin e policisë, IPK-ja arreston edhe një koleg të Haris Kelmendit

Lajme

Dhuna në stacionin e policisë, IPK-ja arreston edhe një koleg të Haris Kelmendit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe suspenduar një tjetër zyrtar policor për veprën “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

IPK’ja ka bërë me dije se hetimi kishte filluar kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat