Të shtëna me armë brenda lokalit gjatë ahengut në Klinë, videoja zbulon të dyshuarin

Kronikë

Të shtëna me armë brenda lokalit gjatë ahengut në Klinë, videoja zbulon të dyshuarin

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:27
Fotoilustrim

Një person është identifikuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri brenda një lokali gjatë një ahengu familjar në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Rasti ka ndodhur më 31 tetor 2026, ndërsa identifikimi i të dyshuarit është bërë në bazë të një video-incizimi.

“Në bazë të një video incizimi është identifikuar i dyshuari mashkull duke shtënë me armë zjarri brenda në një lokal gjatë një ahengu familjar. Me udhëzim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit me veprat e cekura, i dyshuari nuk është intervistuar derisa të sigurohet prezenca e tij”, thuhet në raportin policor.

Policia nuk ka njoftuar për persona të lënduar nga të shtënat.

Rasti është iniciuar për armëmbajtje pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat