Pasaportë me ryshfet brenda, arrestohet shtetasi i Serbisë në Qafë Prush

Kronikë

Pasaportë me ryshfet brenda, arrestohet shtetasi i Serbisë në Qafë Prush

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 09:07
Fotoilustrim

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare Qafë Prush, pasi dyshohet se ka tentuar t'i japë ryshfet një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 20 nëntor 2026, rreth orës 00:30, gjatë procedurave të kalimit kufitar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë, i cili duke kaluar në pikën kufitare, bashkë me pasaportën ka ofruar mito zyrtarit policor. Është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Policia nuk ka bërë të ditur shumën e parave që dyshohet se janë ofruar si ryshfet.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat