Identifikohet shqiptari që masakroi me thikë në rrugë ish-të dashurën

Lajme

Identifikohet shqiptari që masakroi me thikë në rrugë ish-të dashurën

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Policia italiane ka vënë në pranga 27 vjeçarin shqiptar që akuzohet për tentativë vrasje ndaj ish të dashurës së tij.

Shqiptari i identifikuar si Jetmir Kurtsmajlaj, autor i dyshuar për ngjarjen ka rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën në mes të rrugës në qytë e kalimtarëve, ku shqiptari ka qëlluar me thikë ish-të dashurën e tij greke, një studente që jetonte në Torino. E reja ka marrë plagë në gjoks, bark dhe në qafë.

Ndër të tjera mësohet se e plagosura është dërguar gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Mauriziano të Torinos, ku i është nënshtruar një sërë operacionesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat