​Inspektorati ndalon punimet në Brezovicë, pezullon veprimtarinë e një subjekti në Skenderaj

Kronikë

​Inspektorati ndalon punimet në Brezovicë, pezullon veprimtarinë e një subjekti në Skenderaj

Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 14:51
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në Brezovicë, për shkak të parregullsive të evidentuara në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka marrë vendim për ndalimin e punimeve.

Ndërkaq, në Skenderaj, si rezultat i shkeljeve të konstatuara, është marrë vendim për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë të një subjekti.

Inspektorati Qendror i Punës rikujton se respektimi i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë është obligim ligjor dhe kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat