Aktivistja serbe: Dekorimi i Handkes nga Vuçiq është nisje e luftës ndaj rajonit

Lajme

Aktivistja serbe: Dekorimi i Handkes nga Vuçiq është nisje e luftës ndaj rajonit

Më: 11 maj 2021 Në ora: 16:14
Natasha Kandiq

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut dhe njëkohësisht themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e ka cilësuar si nisje të një lufte të re ndaj rajonit dekorimin e Peter Handkes nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”.

Sipas saj, me këtë veprim Vuçiq ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me ‘Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit’ Peter Handken, Presidenti i Serbisë, filloi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh në Serbi që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë dromcë shprese”, ka shkruar Kandiq.

Handke njihet si mbështetës  i kriminelit serb, Slobodan Millosheviç dhe mohues i gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat