Mediat serbe: BE e frustruar – dëshiron nënshkrimin e çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi

Lajme

Mediat serbe: BE e frustruar – dëshiron nënshkrimin e çfarëdo marrëveshje Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 18 qershor 2021 Në ora: 09:14
Pamje nga Brukseli

Dialogu për Kosovën me ndërmjetësimin e BE po zgjat më shumë se një dekadë, po nuk shihen gjurmë të zgjidhjes.

Administrata e Brukselit është e frustruar dhe me dëshpërim dëshiron nënshkrimin çfarë do qoftë marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Pamundësia e arritjes së marrëveshjes mes palëve tash konsiderohet edhe si mossukses i administratës së Brukselit, për çka në BE janë të dëshpëruar, ka thënë një burim diplomatik i “Kurir” në Bruksel, duke shtuar se Bruksel praktikisht nuk di çfarë të bëjë me çështjen e Kosovës

“Administrata e BE është e frustruar për shkak mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Kjo është temë me rëndësi dhe e madhe dhe askush nuk pret që ajo të zgjidhet brenda natës, por ky proces po zgjat 10 vjet të plota dhe nuk ka asnjë përparim. Brukseli tashmë nuk di çfarë të bëjë me çështjen e Kosovës dhe kjo u pa gjatë raundit të ri të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, ku nuk pati asnjë lëvizje çfarë do qoftë”, tha ky burim diplomatik nga Brukseli.

“Prishtina nuk ka respektuar marrëveshjen dhe obligimet që dalin nga ajo duke insistuar në zgjidhje radikale. Takimet e delegacioneve nuk kanë vazhdimësi dhe kur mbahen shpërthen ndonjë problem. Brukseli më nuk ka ide si të sillet me këtë çështje dhe si ta zgjidh”, shpreht ky burim.

Ai shton se në çfarë situate paniku ndodhet BE më së miri flet e dhëna se në BE janë të kënaqur me çfarëdo marrëveshje mes palëve dhe që ajo të jetë obliguese juridikisht, për të cilën flitet me vite “Shpresa e fundit për administratën evropiane është ShBA. Brukseli mban shpresën në Amerikën, që si shihet përnjëherë u bë aktive në këtë çështje”, tha ai.

Lidhur me këtë analisti politik Dushan Janjiq shprehet se “problemi në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës është se Bruksel nuk ka ekip për përmbushjen e asaj që pajtohen dhe të përcjell gjendjen në terren.

“Pa implementimin e saj është e pakuptimtë. E dyta kjo nuk është diskreditim vetëm i Beogradit dhe Prishtinës por edhe kapaciteteve të BE dhe KE” thotë Janjiq.

Ish-diplomati Milisav Paiç shprehet se çështja e Kosovës do mbijetoj vetë BE-në. “Palmer ka thënë se zgjidhja mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka afat kohor, por shtrohet pyetja nëse BE do mbijetojë aq gjatë, duke marr parasysh mospajtimet e brendshme. Ka mundësi që çështja mes Beogradit dhe Prishtinës të mbijetojë edhe vetë BE-në”, thotë Paiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat