BE pritet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor me 30 miliardë euro

Lajme

BE pritet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor me 30 miliardë euro

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 22:35
Oliver Varhelyi

Bashkimi Evropiani pritet t’i dhurojë 30 miliardë euro shteteve të Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar këto shtete për rimëkëmbjen e tyre post-COVID-19, tha të hënën Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve ballkanike.

Ndër të tjera Varhelyi tha në Twitter, se ky plan mund të funksionojë vetëm nëse rajoni bashkëpunon mes vete.

Në takimin e ftuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, morën pjesë kryeministra të vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Samiti u zhvillua në katër sesione të ndara ku u diskutua për të arriturat e Procesit të Berlinit bashkëpunimin rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për hapat e ardhshëm në këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat