Diplomati shqiptar “godet” Vuçiqin, ja si e quan publikisht

Lajme

Diplomati shqiptar “godet” Vuçiqin, ja si e quan publikisht

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 10:40
Agim Nesho

Open Balkan është një iniciativë e dyshimtë dhe okulte e 3 liderëve ballkanikë që nuk është pranuar nga shumica e botës perëndimore dhe që bëhet me qëllim dominimin e Serbisë në Ballkan. Kështu e shikon diplomati Agim Nesho këtë nismë, një ditë pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri dhe mesazhet që ajo përçoi për Ballkanin.

Dalja e kësaj iniciative është shumë e dyshimtë, është pikërisht lidhje okulte pa informim mes treshes ballkanike që kërkojnë të marrin një iniciativë që nuk është pranuar nga shumica e botës perëndimore. Kam parasysh këtu deklaratat e njëpasnjëshme të liderëve të BE. Nuk mund të dalin mesazhe të tilla gjatë një vizite lamtumire të kenë forcën e mesazheve që imponojmë. Populli duhet të jetë i sensibilizuar. Interpretimi i liderëve ndodh që duan të justifikojnë politikën e tyre antikombëtare”, tha ai.

Sipas Neshos iniciativa e Open Balkan nuk mund të behët nga liderë nacionalistë siç është Vuçiç. Dhe këtu diplomati thekson se kjo bëhet me qëllim që Serbia të jetë dominante në Ballkan.

Open Balkan nuk mund të bëhet nga liderët iniciatorë që nuk kanë inspirim liberal, nuk mund ta bëjë regjimi neonacionalist i Vuçiçit që përpiqet të pengojë interesat e një shteti të ri si Kosova. Vuçiç ka penguar kosovarët, ka kufizuar çdo gjë. Nuk mund të jetë iniciator i një vullneti. Ky është zgjatim i iniciativës serbe për të dominuar Ballkanin dhe këto interesa paraprijnë dhe nuk mund të ndryshosh pozicionin nga nata në ditë”, vijoi Nesho./A2CNN/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat