Stano: Të ulen tensionet dhe palët të përmbahen nga aksionet e njëanshme

Lajme

Stano: Të ulen tensionet dhe palët të përmbahen nga aksionet e njëanshme

Nga: F. B Më: 20 shtator 2021 Në ora: 13:57
Stano

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Stano ka deklaruar se BE po përcjell me kujdes situatën e vendosjes së reciprocitetit lidhur me tabelat e regjistrimit të automjeteve që në Kosovë vijnë nga Serbia dhe ftoi palët të ulin tensionet dhe të përmbahen nga hapat e njëanshëm, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota sot”.

Ftojmë palët të përmbahen nga aksionet e njëanshme dhe të ulin tensionet menjëherë, po ashtu ftojmë palët që të gjitha çështjet të diskutohen në dialogun në Bruksel dhe shfrytëzojnë platformën për zgjidhjen e çështjeve të hapura, përfshirë këtu lirinë e lëvizjes edhe tabelat”, tha Stano në takim me gazetarët.

Ai njoftoi se i dërguari i BE Lajçak ndodhet në Beograd dhe në ora 14.00 takohet me presidentin Vuçiq dhe Lajçak ka biseduar me liderët t Kosovës lidhur me aksionin.

Lidhur me situatën në kalimet administrative, sipas “Tanjug” Stano tha se liria e lëvizjes është një nga themelet e BE-së dhe nga dy palët presin promovimin e kësaj lirie në regjion.

BE pret nga Kosova dhe Serbia të ndërtojnë atmosferë të volitshme për pajtim, bashkëpunim dhe për të mirën e qytetarëve.

"Kjo është kyçe për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese në të cilën ndërmjetësojmë që do mundësojë normalizimin e plotë mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Në pyetjen e “Tanjug” pse BE përdor termin “të dy palët” kur thërret në uljen e tensioneve dhe përmbajtjen, Stano tha se secili tension u krijua nga “aksioni a reaksioni”.

Në historinë e dialogut dhe raportit mes palëve, kemi parë akuza të ndërsjella, për këtë nënvizoj  se çështjet e hapura të zgjidhen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE dhe kjo ka të bëjë me të dy palët. Kjo është rruga e vetme për përparim, në të kundërtën do kemi konfrontim të vazhdueshëm dhe ne këtë nuk e duam në fqinjësi”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat