Helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri, vjen kundërpërgjigja nga Kosova

Lajme

Helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri, vjen kundërpërgjigja nga Kosova

Nga: M.L. Më: 24 shtator 2021 Në ora: 20:40
Presidentja Vjosa Osmani dhe z. Blerim Vela

Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela reagoi sonte pas raportimeve se helikopterët serbë iu afruan kufirit në Veri.

Vela në një postim në Twitter shkroi se Serbia po vazhdon të rris tensionet rreth kufirit me Kosovën. Ai tha se Vuçiqi po e kthen politikën e Millosheviçit për ta kërcënuar Kosovën, por se siç u shpreh, ata përsëri do të dështojnë.

“Serbia vazhdon të rrisë tensionet rreth kufirit me #Kosovën duke grumbulluar njësi policore-ushtarake. Regjimi hegjemonik i # Vuçiqit po kthehet në politikën e Millosheviqit për të kërcënuar dhe punuar në mënyrë aktive për të destabilizuar fqinjët e saj. Përsëri, ata do të dështojnë”, ka shkruar Blerim Vela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat