Një ushtar i FSK-së përfshihet në aksident trafiku në Gjilan

Kronikë

Një ushtar i FSK-së përfshihet në aksident trafiku në Gjilan

Më: 24 nëntor 2026 Në ora: 14:18
Fotoilustrim

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku në rajonin e Gjilanit, gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar Shefi i Sektorit të Informimit Publik në FSK, Vëllazërim Qerimi i cili njoftoi se si pasojë e lëndimeve, i njëjti është dërguar në QKUK.

Pjesëtari i FSK-së, po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë.

"Sipas informatave të Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, që janë në koordinim me QKUK-në, pjesëtari pritet t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik në kliniken e Ortopedisë. Gjendja shëndetësore e përgjithshme e pjesëtarit është stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor" .

Ky sqarim erdhi pasi fillimisht u raportua se ushtari që ndodhet në Ortopedi është pjesëtari që u lëndua dje në Babaj të Bokës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat