Armë, alkool dhe zyrtarë në një ndejë? Reagimi i Hysni Mehanit

Aktuale

Armë, alkool dhe zyrtarë në një ndejë? Reagimi i Hysni Mehanit

Nga: A.SH. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 09:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skënderaj, Hysni Mehani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me një rast të të shtënave me armë, ku dyshohet se është përfshirë shefi i kabinetit të Sami Lushtakut.

Mehani ka kërkuar nga Policia dhe sistemi prokurorial që të merren me rastin, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e armës nën ndikimin e alkoolit.

Ai ka përmendur edhe praninë e nënkryetarit dhe disa drejtorëve në vendin e ngjarjes, ndërsa ka ngritur pyetjen se sa do të mbahen të dyshuarit në paraburgim.

Reagimi i Mehanit në Facebook:

Në ato nejat me raki e mish, bëhet njeri trim edhe pa kanë hiç!

Pyetja për Kosovo Police edhe Sistemi Prokurorial; a ma dëm bën lopa që hanë bari në oborr të gjykatës; a shefi i kabinetit të Sami Lushtakut që nën ndikimin e pijeve alokolike e merr armën e del gjuan kështu pa ja centiratë?

Aty paska qenë edhe nënkryetari e disa drejtorë!

Është me rëndësi me pa sa po i mbajnë në paraburgim këta!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat