Vuçiq i reagon Kurtit edhe Kramonit: Kjo nuk është asgjë e re, ndaj meje do reagonte e gjithë bota

Lajme

Vuçiq i reagon Kurtit edhe Kramonit: Kjo nuk është asgjë e re, ndaj meje do reagonte e gjithë bota

Nga: F.B Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit dhe kërcënimit të tij me bashkimin me Shqipërinë dhe mos reagimin e Kramon, duke thënë se “Kjo nuk është asgjë e re, ndaj meje do reagonte e gjithë bota, a do më varnin ata në Berlin apo në Uashington”, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

“Nuk kam reaguar, kemi lënë të kalojë një ditë, pastaj reagoi Brnabiç dhe pyeti evropianët akanë të thonë diçka. Kam pyetur një ambasador, çka do ndodhte sikur unë të deklarojë diçka të ngjashme për bashkimin me territoret tjera, ku do më varnin, në Berlin apo Uashington. E di se nuk do mund të jetoja as një orë pa nis ndjekja. Të gjitha mediet botërore do më sulmonin”, tha Vuçiq.

“Na mbetet të flasim të vërtetën. Kur flitet për hegjemonizmin shqiptar për ata është e zakonshme. Mbase mendojnë se ne dridhemi nga frika, kanë kaluar ato kohë. Ne duhet të flasim tët vërtetën mos të fyejmë askënd. Jam i bindur se do kemi telashe, do shpikin shumë ngjarje, do flasin keq për ne, ne po vazhdojmë të bëjmë punën tonë”, tha ai.

Lidhur me Kramon, Vuçiq tha "jo nuk u prononcua ajo flet vetëm për manjatët serb”.

“Idetë shqiptaro-mëdha nuk nxisin frikë te Be, mbase dikush do shkruaj në ndonjë raport të parëndësishëm, se deklarata nuk ishte e mençur. Kramon mendon se mund të na mësoj të gjithëve reagon ndaj zhvillimeve në Serbi, edhe pse e obliguar për raport ndaj Prishtinës, por se tha një fjalë për Kurtin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat