Gjilasi: Vuçiqi e tregoi fytyrën e vetë të vërtetë, të dhunës edhe brutalitetit

Lajme

Gjilasi: Vuçiqi e tregoi fytyrën e vetë të vërtetë, të dhunës edhe brutalitetit

Nga: F.B Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 12:20
Dragan Gjilas

“Sot Aleksandar Vuçiqi dhe regjimi i tij progresiv, tregoi fytyrën e vërtetë të dhunës dhe brutalitetit, dhe se nuk ju mjaftoi dhënia e urdhrit për arrestimin e qytetarëve paqësor, por urdhëruan kriminelët e tyre që me hunj dhe ekskavatorë të sulen ndaj popullit që po lufton dhe mbron tokën e vetë, ujin dhe ajrin”, deklaroi kreu i Partisë së
Lirisë dhe Drejtësisë Dragan Gjilas, shkruan “Danas” transmeton “Bota sot”.

Gjilas këtë e tha në një deklaratë të shkruar duke nënvizuar se në të gjitha vendet normale dhe shtetet demokratike qytetarët kanë të drejtë për protesta e bllokada të qeta, e vetëm në Serbinë e Vuçiqit dërgohen mercenarët (njerëz të paguar) që të rrahin qytetarët - njerëzit duarthatë, pasi fillimisht urdhëroi policinë për tërheqje.

“Sulmi ndaj qytetarëve është lëkundja e fundit e pushtetit jo popullor, i cili është i gatshëm të nxisë njerëzit kundër
njëri-tjetrit dhe me gjak të mbrojë gjahun e plaçkitur, por ia tërheqim vërejtjen Vuçiqit dhe shoqërisë së tij që mos të nxiten konflikte edhe dhunë dhe të ndalojnë të arrestojnë njerëzit vetëm për shkak të protestës së qetë”,
tha Gjilas.

Ai ka ftuar anëtarët edhe aktivistët e partisë së tij që në numër sa më të madh t’i përgjigjen lëvizjes qytetare në luftën për drejtësi edhe jetë në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat