Prizren, ngritët aktakuzë ndaj një personi për posedim dhe përdorim të armës

Lajme

Prizren, ngritët aktakuzë ndaj një personi për posedim dhe përdorim të armës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,  ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Ç., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas aktakuzës, me datë 14.10.2021 rreth orës 20:00-20:30 në fshatin Kojushë – Komuna e Prizrenit, është gjetur se posedon një  pistoletë të tipit “Zastava”- M 57 të kalibrit 7.62 mm, dhe një  karikator pa municion, në kundërshtim me lejen e lëshuar të armës dhe me ligjin e zbatueshëm për armët.

Po ashtu, i pandehuri me datë kohë dhe vend të njëjtë e përdorë armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në atë mënyrë që në një aheng familjar, me pistoletën e tipit “Zastava”- M 57 shkrep në ajër 5-6 herë.

Prokuroria njofton se, me këto veprime, i pandehuri A.Ç., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat