Drecunit i ‘djeg’ Ushtria e Kosovës, thotë se zbuloi qëllimin e Kosovës

Lajme

Drecunit i ‘djeg’ Ushtria e Kosovës, thotë se zbuloi qëllimin e Kosovës

Nga: F. B. Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:54
Milovan Drecun

Kreu i Këshillit për Kosovë të Kuvendit të Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se armatosja e FSK-së që ka hyrë në vitin e 4-të të tranzicionit në Ushtri të Kosovës, është diçka e planifikuar dhe në të cilën punohet sistematikisht, ka si qëllim veriun e Kosovës dhe rolin në këtë e kanë ShBA, Britania, Turqia dhe Gjermania, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka “zbuluar” qëllimin e armatosjes – marrja e veriut të Kosovës dhe për këtë thotë se disa shtete perëndimore “tërheqin penjtë”.

Duke sqaruar rolin e Britanisë së Madhe në gjithë këtë proces dhe politikën e saj në Ballkan në vitet e fundit, Drecun tha se ky shtet pas daljes nga e vazhdon të pozicionohet si faktor me rëndësi jo vetëm në Evropë por edhe në botë, ndërsa këtë më së shpeshti e bënë duke u mbështet apo shfrytëzuar ShBA-të në realizimin e qëllimeve të veta.

"Këtë duan ta bëjnë edhe në Ballkan, së pari përmes dëmtimit sa më të madh të Srpskes dhe Serbisë kur flitet për Kosovën. Roli i tyre negativ në sulmet ndaj interesave tona kombëtare është evidente dhe ajo këtë do ta vazhdoj qoftë me aktivitete të hapura apo të fshehura”, tha Drecun si mysafir i TV Pink.

Sipas tij, deri tash për shkak situatës në Ukrainë është përshpejtuar procesi i transformimit të FSK në Ushtri dhe përveç mjeteve të rregullta buxhetore për pajisje me armatim është formuar edhe Fondi për grumbullimin e mjeteve nga diaspora  dhe të gjithë shqiptarët.

Drecun ka vlerësuar se sigurimi i armatimit ku përfshihen edhe helikopterët për shumë përdorime, minahedhës dhe hedhës të raketave, dromët vëzhgues etj si qëllim kanë marrjen e veriut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat