Komuna e Mitrovicës liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist

Lajme

Komuna e Mitrovicës liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:38
Komuna e Mitrovicës liron hapësirën e uzurpuar nga një lokal afarist

Inspektorët komunal kanë inspektuar një subjekt afarist përgjatë rrugës “Afrim Zhitia”, me ç’ rast kanë urdhëruar pronarin për lirimin e hapësirës së uzurpuar publike.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim nga Komuna e Mitrovicës, ku sipas inspektorëve komunal personi përgjegjës i subjektit afarist ka vendosur aneksin me shtylla metalike me gjatësi prej 12,00 x 3,60 metra, pa leje adekuate nga organet komunale.

“Përveç mungesës së lejes kompetente, arsye shtesë pse është larguar konstruksioni metalik ishte edhe vlerësimi i inxhinierit të ndërtimit,

pasi që është objekt i vjetër dhe është amortizuar pllaka e betonit, ndërkohë që shtyllat metalike kanë një peshë të rëndë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat