Personi që u plagos në Vranjevc po qëndron në QKUK nën sigurimin e policisë

Lajme

Personi që u plagos në Vranjevc po qëndron në QKUK nën sigurimin e policisë

Më: 9 maj 2022 Në ora: 08:56
QKUK

Personi me inicialet B.B., i cili u plagos nga polici dje në Vranjevc të Prishtinës, pasi paraprakisht ka kanosur me armë policët, po trajtohet në QKUK dhe ndodhet nën sigurimin e policisë.

Plagosja e tij ndodhi kur policia po bastiste shtëpinë e tij, sepse i njëjti dyshohej që një natë më parë kishte shtënë me kallash.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar: pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTIMI, NDËRMJETËSIMI, SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE, ARMËMBAJTJE PA LEJE /Prishtinë 08.05.2022-09:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit. Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat