Pedagogu amerikan: Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur

Lajme

Pedagogu amerikan: Lavrov i dha “puthjen e vdekjes” Ballkanit të Hapur

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:46
Ed Joseph

Pedagogu amerikan Ed Joseph u pozicionua kundër “Ballkanit të Hapur” dhe argumenti i tij lidhet me Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus ka mbështetur nismën dhe për pedagogun Joseph në një intervistë për Euronews Albania tha se mbështetja nga një figurë e urryer si Lavrov, na shtyn të kuptojmë se Ballkani i Hapur është një iniciativë shumë e keqe.

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov – i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë – kur një figurë e tillë thotë që ‘Ballkani i Hapur’ është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe”, u shpreh Joseph.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse’,” – shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat