Këta janë dy vëllezërit e arrestuar që e sulmuan me shufër dhe çekiç pjesëtarin e FSK-së

Lajme

Këta janë dy vëllezërit e arrestuar që e sulmuan me shufër dhe çekiç pjesëtarin e FSK-së

Më: 17 mars 2024 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Sot u raportua për një sulm të rëndë ndaj një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai është sulmuar me shufër e çekiç nga dy të dyshuar, pasi e kishte çuar veturën e tij ta rregullonte në një autoservis në Podujevë.

Media mëson se sulmi ndaj pjesëtarit të FSK-së ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale për shkak të pakënaqësisë së tij lidhur me rregullimin e automjetit.

Dy të dyshuarit, që siç mësohet janë vëllezër, dhe emrat e tyre janë: Arben Potoku dhe Granit Potoku

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat