“Kjo është skandaloze”, Era Rusi tregon çfarë fshihet pas lajmit që shpalli fituese të festivalit Anxhela Peristerin

Mediale Vip

“Kjo është skandaloze”, Era Rusi tregon çfarë fshihet pas lajmit që shpalli fituese të festivalit Anxhela Peristerin

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 00:18
Era Rusi, Anxhela Peristeri

Era ka sqaruar gjithçka.

Ditët e fundit portalet u mbushën me një lajm të rremë sipas të cilit fituese e Festivalit të Këngës në RTSH është Anxhela Peristeri. Sipas këtij lajmi, Anxhela me këngën “Karma” ka marrë pikët maksimale nga juria e festivalit dhe do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion. Pas këtyre lajmeve drejtori i festivalit, Martin Leka sqaroi se kjo nuk është e vërtetë pasi festivali ende nuk është zhvilluar dhe shpallja e fituesit është e pamundur.

Në listën e rremë të pikëve nga juria u vu re se Era Rusi ishte vlerësuar me 0 pikë. Këngëtarja ka reaguar gjithashtu pas këtij strumbullari, duke e quajtur skandaloze dhe lojë mediatike.

“Personi që e ka bërë, e ka hedhur në facebook-un e tij personal, me një juri që e kishte zgjedhur vetë. Nuk mund të marrim për bazë çdo gjë që shkruhet nëpër facebook. Ishte një lojë mediatike dhe atij bravo i qoftë që i vuri në lojë. Kjo është skandaloze.“, tha Era e ftuar në emisionin “Abc e Mëngjesit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat