Sabri Fejzullahu i del në krah Vjollca Haxhiut, mbështet publikisht lojën e saj në BBVK

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu i del në krah Vjollca Haxhiut, mbështet publikisht lojën e saj në BBVK

Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 19:58
Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka dalë publikisht në mbështetje të këngëtares Vjollca Haxhiu, e cila është bërë pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Përmes një postimi në Instastory, Sabriu ka publikuar fotografinë zyrtare të Vjollcës nga shtëpia e BBVK-së, duke i dedikuar disa fjalë përkrahjeje.

“Vjollca e jona, të duam e të mbështesim Nera dhe unë. Të mbështesim në rrugëtimin tënd në Big Brother VIP Kosova. Vazhdo ashtu si je, si të njohim”, ka shkruar ai.

Me këtë mesazh, Sabriu ka treguar se është në krah të Vjollcës gjatë rrugëtimit të saj në këtë format televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat