Regjisorja dhe skenaristja nga Kosova, More Raça ka takuar yllin amerikan Kylie Jenner në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Governors Awards.
Raça ka ndarë një fotografi nga takimi me Jenner në rrjetet sociale, ku ka shprehur entuziazmin për këtë moment.
“A girl’s girl ❤️ Kylie Jenner”, ka shkruar ajo në publikimin e saj.
Takimi me njërën prej figurave më të njohura të industrisë së argëtimit dhe modës amerikane është bërë pjesë e përvojës së regjisores kosovare në këtë ngjarje prestigjioze.
More Raça është emër i njohur në kinematografinë vendore, me projekte të prezantuara edhe në festivale ndërkombëtare.