Pas ndarjes, Emeli Sande fokusohet në muzikë

Mediale Vip

Pas ndarjes, Emeli Sande fokusohet në muzikë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 00:46
Emeli Sande dhe Jonathan Kabamba

Emeli Sande ka vendosur të fokusohet në muzikë.

Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja e njohur Emeli Sande, bëri publike lidhjen e saj me Jonathan Kabamba, e cila duket se mbaroi shumë shpejt, shkruajnë mediat e huaja.

Mirëpo duket se dyshja nuk janë ndarë miqësisht pasi kanë fshirë të gjitha postimet me njëri-tjetrin në Instagram.

“Emeli dhe Jonathan janë ndarë gjatë këtyre javëve të fundit, pasi nuk kanë mundur ta bëjnë lidhjen të funksionojë. Nuk ka hidhërime mes tyre, por sigurisht në një vit kaq të vështirë, ka qenë sfiduese për ta që ta mbanin gjallë romancën. Emeli është fokusuar në muzikë dhe gjatë muajve të fundit ka provuar t’i realizojë sa më shumë këngë që është e mundur. Nuk ka dyshim fare se të gjitha ndjenjat dhe emocionet e saj, i ka reflektuar edhe në këngët që i ka shkruar”, u shpreh një burim i afërt për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat