Këngëtarja e njohur shërohet nga COVID-19, kthehet në studio për këngët e reja

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur shërohet nga COVID-19, kthehet në studio për këngët e reja

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:17
Diona Fona

Diona Fona është shëruar nga koronavirusi.

Javë më parë, këngëtarja Diona Fona njoftoi se ka rezultuar pozitive në testin për COVID-19.

Ajo qëndroi për dy javë e izoluar në shtëpi, ndërsa bëri thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar ndaj këtij virusi.

Tashmë, Diona është shëruar nga COVID-10 dhe menjëherë i është kthyer jetës normale dhe punëve që i mbetën në gjysmë.

Ajo publikoi një fotografi në Instagram, përmes së cilës tregoi se është kthyer në studio për të punuar për këngët e reja.

Image

Ndryshe, “Xhani” titullohet projekti i fundit muzikor nga Diona Fona, i cili është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat