Shifra marramendëse nga TikToku, Denisa zbulon sa fiton çdo muaj së bashku me Kozakun

Mediale Vip

Shifra marramendëse nga TikToku, Denisa zbulon sa fiton çdo muaj së bashku me Kozakun

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 10:21
Denisa dhe Kozaku

Denisa ka zbuluar disa detaje rreth të ardhurave që siguron së bashku me Kozakun nga aktiviteti në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede televizive, ajo foli për bashkëpunimet me bizneset, kontratat reklamuese dhe përfitimet nga transmetimet e drejtpërdrejta në TikTok.

Denisa deklaroi se vetëm nga kontratat mujore me bizneset siguron të ardhura minimale prej 5 mijë eurosh, transmeton "Bota sot".

Ndërkaq, kur u pyet për shumën e përgjithshme që përfshin edhe fitimet nga TikToku, ajo tha se të dy së bashku mund të arrijnë nga 40 deri në 50 mijë euro në muaj.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje, sidomos për shkak të shifrave të larta që pretendon se sigurojnë nga aktiviteti në platformat digjitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat