Joe Jonas ndahet nga modelja pas një viti lidhjeje, zbulohet arsyeja që i largoi

Mediale Vip

Joe Jonas ndahet nga modelja pas një viti lidhjeje, zbulohet arsyeja që i largoi

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 13:49
Joe Jonas dhe Tatiana Gabriela

Këngëtari i njohur amerikan Joe Jonas është ndarë nga e dashura e tij, modelja portorikane Tatiana Gabriela, pas rreth një viti lidhjeje. Sipas raportimeve në mediat e huaja, romanca e tyre ka përfunduar disa javë më parë, pasi marrëdhënia mes tyre ka pësuar ndryshime.

Artisti 37-vjeçar, i njohur si pjesëtar i grupit “Jonas Brothers”, së bashku me vëllezërit Kevin dhe Nick, kishte kaluar një verë të këndshme me modelen 30-vjeçare, gjatë së cilës dyshja kishin udhëtuar së bashku.

Megjithatë, një burim ka deklaruar për revistën “Us Weekly” se gjërat nisën të ndryshonin kur Joe u angazhua më shumë me projektet dhe obligimet profesionale, duke bërë që çifti të kalonte gjithnjë e më pak kohë së bashku, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Sipas të njëjtit burim, ata kalonin shumë mirë me njëri-tjetrin dhe konsideroheshin si një çift që përshtatej mjaft mirë. Madje, miqtë e tyre thuhet se ende shpresojnë që dyshja të mund t’i rregullojë gjërat dhe të rikthehet bashkë.

“Por tani për tani, ata thjesht kanë stile të ndryshme jetese”, ka thënë burimi, duke lënë të kuptohet se angazhimet dhe ritmi i ndryshëm i jetës kanë ndikuar në përfundimin e lidhjes.

Ndërkohë, një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar për “The Sun” se Joe dhe Tatiana nuk janë më bashkë.

Kjo nuk është lidhja e parë e rëndësishme e këngëtarit që përfundon në ndarje. Joe Jonas ishte më parë i martuar me aktoren e njohur të serialit “Game of Thrones”, Sophie Turner, me të cilën ka dy vajza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat