Taylor Swift shfaqet në transmetimin e Grammy-ve, fansat vërejnë një detaj të veçantë në bizhuteri

Mediale Vip

Taylor Swift shfaqet në transmetimin e Grammy-ve, fansat vërejnë një detaj të veçantë në bizhuteri

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:08
Taylor Swift

Taylor Swift ka tërhequr vëmendjen e fansave me paraqitjen e saj të papritur në transmetimin e Akademisë së Regjistrimit, ku u prezantuan nominimet për çmimet Grammy 2027.

Këngëtarja u shfaq të hënën, më 16 nëntor, për të prezantuar dy kategori kryesore, atë të Albumit të Vitit dhe të Këngës së Vitit, në të cilat është edhe vetë e nominuar.

Megjithatë, përveç lajmit për nominimet, vëmendjen e fansave e morën edhe bizhuteritë që ajo kishte zgjedhur. Swift mbante disa varëse të arta, mes tyre një me patkua të zbukuruar me diamante dhe një tjetër me një varëse në formë kali, shkruan People, transmeton "Bota sot".

Image
Taylor Swift

Fansat e vëmendshëm nisën të spekulojnë se këto detaje mund të jenë një tjetër nga të ashtuquajturat “Easter eggs” të këngëtares, përmes të cilave ajo shpesh lë të kuptohet për projekte dhe zhvillime të ardhshme.

Bizhuteria me patkua nuk ishte hera e parë që Swift e mbante. Ajo ishte shfaqur me të edhe në premierën e filmit “Toy Story 5”, në muajin qershor. Këngëtarja ka shkruar këngën “I Knew It, I Knew You” për filmin, e cila është nominuar për Këngën e Vitit në Grammy 2027.

Ndërkohë, albumi i saj “The Life of a Showgirl” është nominuar për Albumin e Vitit. Kjo është hera e tetë që Swift merr nominim në këtë kategori, ndërsa ka arritur edhe një tjetër sukses duke u nominuar për pesë albume radhazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat