“Nuk qenka shaka, kisha dhimbje të tmerrshme”, Rozana rrëfen eksperiencën me COVID-19

Mediale Vip

“Nuk qenka shaka, kisha dhimbje të tmerrshme”, Rozana rrëfen eksperiencën me COVID-19

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:18
Rozana Radi

Rozana ka treguar simptomat që kishte pasi u përball me COVID-19.

Këngëtarja Rozana Radi, ditë më parë bëri të ditur se rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.

Ajo ka treguar se iu nënshtrua dy testeve për COVID, i pari doli negativ, ndërsa në të dytin rezultoi pozitiv.

Këngëtarja ishte karantinuar pasi mësoi se doli pozitive, ndërsa së fundi përmes rrjeteve sociale ka treguar eksperiencën e saj me COVID-19.

“Jam qendrushem! Ditet e para i kisha te tmerrshme me dhimbje te forta koke, trupi dhe djegie trupi. Kini kujdes se Corona nuk qenka shaka”, shkruan ajo.

Image
Rozana dhe shumë të famshëm të tjerë bëjnë thirrje vazhdimisht që të aplikojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat