"Më ftoi të jetonim në Amerikë", Fjodora Fjora rrëfen flirtin me artistin me famë botërore

Mediale Vip

"Më ftoi të jetonim në Amerikë", Fjodora Fjora rrëfen flirtin me artistin me famë botërore

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:24
Fjodora Fjora

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora ishte një prej të ftuarave të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Gjatë sfidës së famshme “Haje ose thuaje”, ajo u vendos përballë një pyetjeje pikante.

Asaj iu kërkua të tregonte nëse ndonjë nga meshkujt VIP të ftuar në emisionin e saj, e kishte ngacmuar.

Për herë të parë për publikun, Fjodora Fjora rrëfeu historinë me artistin e famshëm Goran Bregovic.

Gazetarja tregoi se Goran jo vetëm që e kishte ngacmuar, por e kishte ftuar edhe të jetonin së bashku në Amerikë.

Megjithatë, Fjodora e kishte refuzuar.

“Kam patur histori shumë të bukur. Goran Bregović, jo vetëm që më gjuajtur, por më tha të jetoja me të në Amerikë, por e refuzova.”- tregoi ajo gjatë lojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat