Tha se ndodhej në Tiranë: Ja si këngëtari u largua nga regjistrimi i emisionit ditën kur doli lajmi se u kap me kokainë

Mediale Vip

Tha se ndodhej në Tiranë: Ja si këngëtari u largua nga regjistrimi i emisionit ditën kur doli lajmi se u kap me kokainë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:20
Shpat Kasapi

Më 28 dhjetor u përhap me shpejtësi lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me kokainë. Të parat që e raportuan këtë lajm ishin mediat maqedonase. Sipas tyre këngëtarit i janë gjetur dy paketa të vogla përpara 1 muaji në lagjen Gjorce Petrov.

Thuhej se këngëtari ishte arrestuar dhe ndaj tij është ngritur një padi. U bë me dije se Shpati ishte liruar pas arrestimit, por pritej të fillonte gjykimi së shpejti për veprën penale që ka kryer.

Shpati reagoi menjëherë pas këtyre fjalëve, duke mos lejuar që të përhapen më tej lajmet. Ai u shpreh se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai ndodhet në Tiranë. Sipas tij nuk ka pasur as arrestim dhe gjithçka e ka cilësuar si shpifje.

Megjithatë, ai është shkarkuar nga posti që mbante në qeveri si këshilltar i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Mirëpo, Shpat Kasapi ditën që u publikua lajmi ishte në Tiranë për të marrë pjesë në regjistrimin e emisionit festiv “Soiree” me Jonida Shehun. Emisioni që ishte një maratonë e gjatë festive u transmetua mbrëmjen e 1 janarit dhe askund nuk u duk Shpat Kasapi, veçse në fund teksa po shfaqeshin prapaskenat nga emisioni.

Shpat Kasapi në videon e backstage shfaqet teksa po bënte grimin për t’u bërë gati për regjistrimin e emisionit. Këngëtari është larguar nga studio e Abc-së, 5 minuta para se ai të futej në skenë me justifikimin se duhej të largohej me urgjencë dhe se nuk ishte në gjendje të fliste për momentin dhe po flasim pikërisht për ditën kur është publikuar lajmi se Shpat Kasapi ishte kapur me drogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat