Can Yaman sapo i hodhi benzinë zjarrit për romancën e tij me gazetaren seksi italiane!

Mediale Vip

Can Yaman sapo i hodhi benzinë zjarrit për romancën e tij me gazetaren seksi italiane!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:17
Can Yaman, Diletta Leotta

Dihet tashmë se Can Yaman është në një lidhje me gazetaren  e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta. Thuhet se ata kanë nisur të takohen teksa e dimë të gjitha se sa të shpeshta janë vizitat e aktorit me origjinë shqiptare në Itali.

Ishte Anna Pettinelli ajo e cila gjatë emisionit të saj në radio në RDS hodhi aludime rreth një lidhjeje mes dyshes së njohur. Ajo siguroi se kishte dëgjuar për flirtin nga burime të besueshme, madje shtoi se ata kanë qëndruar në të njëjtin hotel në Romë.

Dhe Anna nuk ka folur kot. Revista e njohur ‘Chi’ ka publikuar foto ku dyshja shfaqen në moment private duke u puthur dhe përqafuar.

Media italian shkruan se ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Më herët, Can reagoi rreth këtyre lajmeve duke shkruar në gjuhën italiane në InstaStory:

“Është puna ime! Pikë.”-ka shkruar duke e shoqëruar me një emoji si për t’ju thënë mediave “heshtni”.

Mirëpo, ai s’ka duruar dot më gjatë dhe i ka hedhur benzinë zjarrit me postimin e fundit në InstaStory.

Pas ndeshjes Romë-Inter, aktori shpërndau një shprehje të cilës të gjithë ia morëm nënkuptimin:

“Pavarësisht shiut qielli mbi Romë mban erë ëndrrash”.

Epo, këto ëndrrat mbajnë erë gazetares bjonde italiane!

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat