‘Më ka thënë shumë gjëra, nuk e ka mbajtur fjalën’, çfarë deklaroi Suela para eliminimit

Mediale Vip

‘Më ka thënë shumë gjëra, nuk e ka mbajtur fjalën’, çfarë deklaroi Suela para eliminimit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 07:23
Saimiri/Suela

Suela mbeti dje, në natën e 11-të të spektaklit "Love Story", jashtë garës për zemrën e Saimirit. Fillimisht u pa si një nga pretendetet kryesore, duke qenë se pati disa takime dhe puthje me Saimirin, por nuk mundi t’i shkonte këtij rrugëtimi deri në fund.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, pak para se të ngjitej në skenë, Suela është shprehur se s'ka emocione pasi e di pak a shumë se çfarë ka ndodhur dhe se çfarë do të ndodhë. E pyetur për marrëdhënien me Saimirin, ajo tha se kanë qenë shumë mirë në fillim, ndërsa tani po qëndron në karrige dhe nuk i pëlqen që nuk është protagoniste.

Ndërsa sa i përket kujtimit më të bukur me Saimirin, Suela rikujtoi takimin e parë vetëm për vetëm me të dhe fjalët e thëna prej tij.

“Te liqeni që ishim në varkë, takimi i parë. Më ka thënë shumë fjalë! Më ka thënë që do kemi shumë takime bashkë dhe nuk e ka mbajtur fjalën”, -tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat